Isa Mustafa humb Prishtinën


E hënë, 2 Dhjetor 2013

Prishtinë, 2 dhjetor – Në një konferencë të shkurtër për gazetarë që sapo u përmbyll, kreu i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh se partia e tij ka fituar Kosovën, pasi ka përmbysur rezultatet e para katër vjetëve në Gjilan, Pejë, Ferizaj, Viti, Suharekë, Lipjan, ndërsa në koalicion me AKR-në edhe në Mitrovicë.

Sa i përket Prishtinës, ndërkaq, nuk tha se e ka humbur, por u shpreh se rezultatet e deritashme për kryeqytetin nuk janë të kënaqshme për të dhe për partinë që udhëheq ai.

Etiketa: , ,
Të fundit