Berisha në shitje, Atalanta ia cakton çmimin e largimit


E enjte, 7 Qershor 2018

Etrit Berisha po kalon momentet e fundit te Atalanta.

Portieri shqiptar është nxjerrë në shitje nga skuadra e tij aktuale Atalanta.

Bergamasët që këtë edicion ishin edhe pjesë e Ligës së Evropës kanë vendosur t’i besojnë portierit të ri Gollini.

Atalanta ka vendosur të bëjë një revolucion në skuadër dhe po tenton ta përtërijë ekipin.

Kësisoj pas Bryan Crystantes, Josep Ilicicit dhe Gomezit, është vendosur që edhe Berisha të largohet.

Skuadra italiane i ka vendosur edhe çmimin e largimit reprezentuesit shqiptar.

Ekipet që interesohen për transferimin e Berishës duhet të paguajnë tetë milionë euro.

Etiketa: , ,

Leave a Reply

Të fundit