E enjte, 14 Qershor 2018
Prishtinë – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka kritikuar Grupin e Grave Deputete, për mos reagim ndaj incidentit të kryeministrit Ramush Haradinaj në Prizren, kur e largoi me forcë një grua nga foltorja me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
“Fatkeqësisht dua ta bëj me dije opinionin që bordi i grave deputete nuk ka mundur të marrë vendim për të reaguar, në përjashtim të LDK-së dhe VV-së sepse gratë e këtyre që janë në koalicion, nuk duan të reagojnë ndaj skandaleve qoftë të kryetarit të Kuvendit, qoftë të kryeministrit, andaj kjo është e papranueshme. Natyrisht me relevancë është skandali dhe dështimi i protokollit, nuk ka fajet ligji, fajet i kanë ata që janë në Qeveri, atë ditë na kanë dëshmuar që ata nuk dinë as çka janë protokolli, as kryetari i Kuvendit as kryeministri”, tha Gaxherri.
Etiketa: besa gaxherri, LDK, Ramush Haradinaj