E premte, 6 Korrik 2018
Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës përsëri e ka komentuar Thaçin si kryenegociator. Sipas tyre, Presidenti Thaçi nuk është i mandatuar për të qenë në krye të dialogut.
LDK përmes një komunikate për media e kanë konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tyre se presidenti nuk mund të udhëheq procesin e dialogut
“LDK-ja me kohë e ka vendosur – Presidenti nuk mund të udhëheqë këtë proces dhe nuk e ka mbështetjen”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Ata kanë kërkuar nga përfaqësuesit e qytetarëve, deputetëve që të vendosin vija të kuqe për Presidentin Thaçi.
LDK përmes kësaj komunikate ka kërkuar edhe zgjedhje të reja.
Etiketa: Aktuale, Avdullah Hoti, Dialogu Kosovë-Serbi, Kosovë, LDK, Lidhja Demokratike e Kosovës, Presidenti