E hënë, 23 Korrik 2018
Tiranë – Janë të paktën 12 shqiptarë që e kanë spiunuar shtetin dhe popullin e vet, për Rusinë, nga viti 1999 deri më 2003.
Kjo e dhënë është bërë e ditur rishtazi, nga një dosje e dalë nga Shërbimi Informativ Shtetëror në Shqipëri, të cilën e ka nxjerrë Reportv TV, dhe e cila flet për rrjetin e agjentëve të Moskës në Shqipëri, gjatë këtyre katër vjetëve.
Pos këtyre 12 shqiptarëve, spiunuan edhe pesë rusë dhe një grek.
Në këtë rrjet janë përfshirë edhe diplomatë e gazetarë, të cilët, për shkak të veprimtarisë së tyre, raportohet se janë përcjellë nga shërbimi sekret shqiptar.
Këta të fundit ndoqën edhe një person i cili, më pas, sipas Report TV, mbajti postin e këshilltarit të kryetarit të njërës prej partive të mëdha të spektrit të djathtë në Shqipëri.
Fokus i dosjes 28 faqëshe ishte një shtetas rus që erdhi si korrespodent i një gazete ruse, gjoja për të mbuluar ngjarjet në rajon. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai thuhet se fliste shqip me aksent verior, tërhoqi vëmendjen e SHISH, agjentët e të cilit e vunë nën survejim duke i përgjuar edhe telefonin. Në dosje thuhet se ai nuk kishte zyre punë në Tiranë por përdrorte ambientet e ambasadës ruse.
Etiketa: Shërbimi Informativ Shtetëror, Shqipëri