Syla: Jakup Krasniqi nuk është i dyshuar [Video]


E premte, 20 Dhjetor 2013

[youtube AlKa87l5LSg]

Prishtinë, 20 dhjetor – Mexhid Syla, avokat mbrojtës i kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, ka thënë për portalin publiku.net se klienti i tij është paraqitur sot në prokurorinë e EULEX-it për të dhënë disa sqarime sa i përket një rasti që po hetohet në rajonin e Mitrovicės.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka arritur tashmë në Prokurorinë Speciale, ku po merret në pyetje nga një Prokuror i EULEX-it, si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999. Ai ka arritur te Zyrat e EULEX-it në dalje të Prishtinës me vetura të Kuvendit të Kosovës, njoftuan mediet elektronike.Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, nuk e ka komentuar lajmin se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është i dyshuar për krime lufte në periudhën 1998–1999.

“Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka koment në lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

EULEX ka zgjeruar hetimet për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Portali lajmi.net raportonte se kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka qenë njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjatë ditës do të mund të merret në pyetje si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, gjatë periudhës 1998-1999, varësisht nga rezultatet e hetimeve, mund të përfshihet në aktakuzën që tashmë ngritur për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Çubrelin dhe Shefki Hysenin.

Leave a Reply

Të fundit