Konstituohen komunat veriore! Sipas ligjeve…


E diel, 12 Janar 2014

Pas bisedimeve maratonike të përfaqësuesve të BE-së me kryetarët e zgjedhur të katër komunave në Veri të vendit është arritur pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendeve Komunale.

Radio-televizioni serb njofton se janë konstiuuar komunat veriore të Republikës së Kosovës Mitrovica Veriore, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

Kryetarët e rinjë dhe asambleistët verior vetëm kanë nënshkruar deklaratat e betimit në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit e arritur më 19 prill të vitit 2013 si dhe në bazë të Ligjit për qeverisje lokale të Republikës së Kosovës./Prizren Post/

Të fundit