Marre çka po i bën këtij vendi PDK-ja


E premte, 2 Nëntor 2018

PRISHTINË – Sipas deputetit të VV-së, mbi 40% është papunësia në Kosovë, dhe siç thotë ai ky është shkaku pse rinia e jo veç rinia don me ikë në mërgim.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhalal Sveçla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se PDK e qeveria, përkundër koncesioneve në tokë me demarkacionin po e pengon Kosovën edhe në liberalizim të vizave edhe në anëtarësim në Interpol e organizata tjera.

Sipas deputetit të VV-së, mbi 40% është papunësia në Kosovë, dhe siç thotë ai ky është shkaku pse rinia e jo veç rinia don me ikë në mërgim.

“Mbi 40% është papunësia në Kosovë, ky është shkaku pse rinia e jo veç rinia don me ikë në mërgim. Kush e bëri këtë papunësi? Paaftësia dhe hajnia e PDK-së. E sot këta “hajgarexhij” thonë se imazhin po ia prish Vetëvendosja Kosovës. Nuk ka imazh më të keq se imazhi i hajnit të vendit të vet, e ajo është PDK”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Ja postimi i plotë i tij:

PDK e qeveria, përkundër koncesioneve në tokë me demarkacionin (tash edhe Batoni e ka pranu që demarkacioni ishte ndryshim i kufirit), po e pengon Kosovën edhe në liberalizim të vizave edhe në anëtarësim në interpol e organizata tjera. Si po e pengon? Thjesht me ekzistencën e saj në pushtet. Askush nuk dëshiron të integrojë një shtet ku qeveritarët janë hajna me pasuri të dyshimtë dhe qytetarët e varfër.

Mbi 40% është papunësia në Kosovë, ky është shkaku pse rinia e jo veç rinia don me ikë në mërgim. Kush e bëri këtë papunësi? Paaftësia dhe hajnia e PDK-së. E sot këta “hajgarexhij” thonë se imazhin po ia prish Vetëvendosja Kosovës. Nuk ka imazh më të keq se imazhi i hajnit të vendit të vet, e ajo është PDK.

Përveç kësaj PDK me Xhavit Halitin po e rrisin pushtetin e Listës Serbe edhe më shumë se kushtetuta. Sot nuk i qitën në votim 6 projektligje sepse nuk kishin mbështetjen e Listës Serbe. Ato ligje nuk kishin lidhje me minoritet, a tash edhe për me marrë frymë duhet me i kërku leje Listës Serbe? Marre PDK-ja çka po i bën këtij vendi.

Etiketa: , , , ,
Të fundit