Për gjashtë vite pavarësi, 321 të vrarë!


E hënë, 17 Shkurt 2014

Tetë varre të reja, janë hapur sivjet në Kosovë. Këto viktima janë shkaktuar si rezultat i shkrepjes së armëve mbi trupat e tyre.

Me tetë rastet e reja të vrasjeve në Kosovë, totali i vrasjeve në Kosovën e pasluftës ka arritur në 1 mijë e 447 persona derisa zbulueshmëria e rasteve në Kosovë është rreth 76 për qind.

Pavarësisht se trendi i vrasjeve bazuar në statistikat e policisë së Kosovës është në rënie e sipër nga viti në vit, prapë se prapë në Kosovë kanë ndodhur me dhjetëra vrasje çdo vit. Vetëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, në Kosovë për motive të ndryshme janë vrarë mbi 300 persona.

Etiketa: , ,
Të fundit