E diel, 23 Shkurt 2014
Turqia ka lënë pas krizën e “shtetit paralel” të 17 dhjetorit dhe tani asnjë grup nuk mund të ketë sukses në shmangjen e vullnetit politik të vendit, ka thënë të premten ministri i brendshëm turk Efkan Ala.
“Strukturat paralele i kanë shkaktuar dëme të mëdha Turqisë, por nuk ka gjasa që të kenë sukses,” tha Ala për Turkish Channel 7.
“Ekziston një frymë në Turqi e cila kohë pas kohe shfaqet në formën e një force për të dominuar mbi vullnetin kombëtar duke përdorur dobësitë e ndryshme brenda sistemit,” tha Ala, i cili më parë operacionit të 17 dhjetorit i është referuar si “përpjekje për grusht shtet”.
Ala tha se Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AK) ka bërë përforcimin e demokracisë dhe bëri reforma të rëndësishme që kur erdhi në pushtet në vitin 2002.
“Tani e tutje asnjë grup tjetër nuk do të ketë sukses të vendosë për vullnetin politik në një mënyrë tjetër nga ajo që përcaktohet me zgjedhje demokratike, ” shtoi ai./mesazhi/
Etiketa: efkan ala, Turqi