Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin u jam mirënjohës


E hënë, 7 Tetor 2019

PRISHTINË – Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje i ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar atë dhe subjektin që drejton.

“Prej mbrëmë ka shpresë. Sepse dje pati guxim. Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja Vetëvendosje”,

“Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Etiketa: , , , ,
Të fundit