E martë, 7 Korrik 2020
Slaven Bilic, trajneri i West Bromwich, që luan në Championship, ka telefonuar yllin e Fenerbahçes, Vedat Muriqin, për një transferim të mundshëm në Angli.
WBA janë në vendin e dytë me 77 pikë, me pesë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt dhe me shumë mundësi do të inkuadrohet në Ligën Premier.
Mediat turke kanë zbuluar detaje nga telefonata e trajnerit kroat me sulmuesin e Kosovës.
Mësohet se Bilic i ka thënë Vedat Muriqit: “Ju jeni një sulmues shumë i mirë dhe jemi duke ju shikuar qe një kohë të gjatë. Unë dua që ju të luani në West Bromwich në sezonin e ri. Këtu yjet shkëlqejnë”.
Përgjigja e Vedat Muriqit thuhet të ketë qenë pozitive: “Do të ishte kënaqësi e madhe të punoja me ju. Ju duhet të merreni vesh me klubi. Do të pranoja me kënaqësi të luaja në Angli”.
Etiketa: Premier League, Süperlig, Vedat Muriqi, West Bromwich Albion