E hënë, 11 Janar 2021
Higjena e gojës është shumë e rëndësishme, por nganjëherë vetëm larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe çamçakëzat nuk mjaftojnë. Edhe pas kësaj rutine mund të keni akoma erën e keqe të gojës. Ka raste të vërtetuara shkencërisht se cilat mund të jenë arsyet e frymës së keqe.
Bright Side ka krijuar një listë të higjienës dentare me gjërat që duhet dhe nuk duhet bërë.
12. Pini shumë ujë
Uji nuk është kurrë ide e keqe. Një sasi e mjaftueshme e ujit stimulon prodhimin e pështymës dhe ndihmon në shmangien e dehidrimit, gjë që shpesh është shkak për halitozë.
Këshilla: Bëjeni zakon të pini disa gllënjka të ujit sa herë që dikush e thërret emrin tuaj në shkollë ose në punë.
11. Mos pini shumë kafe
Ne e dimë se kafja në mëngjes është shumë e rëndësishme. Por mos e përdorni shumë këtë pije. Kafeina mund të ngadalësojë prodhimin e pështymës dhe si rrjedhojë të thahet goja juaj. Kjo do të çojë pastaj tek aroma e keqe e gojës. Andaj më mirë pini një gotë çaj gjatë drekës dhe darkës tuaj.
Këshilla: çaji jeshil mund të ndihmojë të neutralizoj aromën e hudhrës.
10. Pastroni protezat ose dhëmbët artificial (nëse keni)
Kujdesi për protezat tuaja është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për dhëmbët, prandaj duhet t’i trajtoni njejtë. Praktikoni të njëjtën higjienë orale që do të bëni me dhëmbët tuaj original me ata artificial. Bëjeni zakon t’i pastroni natën në mënyrë që të hiqni bakteriet e grumbulluara nga ushqimi.
9. Mos harroni të pastroni dhëmbët me pe pas çdo vakti
Çdo grimcë ushqimore që qëndron mes dhëmbëve për një kohë të gjatë vepron në të njëjtën mënyrë sikur të keni lënë shportën e mbeturinave plotë – mbajnë erë të keqe, përcjellë Zeri.info. Bakteret nga ushqimi shkojnë thellë nën mishrat e dhëmbëve dhe mund të çojnë jo vetëm në erë të keqe, por edhe në infeksion. Prandaj pastrimi me pe nuk është më pak i rëndësishëm se pastrimi i dhëmbëve me furçë.
8. Ndryshoni furçën tuaj të dhëmbëve çdo 3 muaj
Koha fluturon kur ne jemi të zënë, dhe nuk mund të vërejmë se sa shpejt vjetërohet furça e dhëmbëve. Të përdorësh një furëë të vjetëruar është njejtë sikur të shtosh më shumë baktere në gojë në vend që t’i heqësh. Pra, ndrrimi i furçës së dhëmbëve është thelbësor.
Këshillë: Ndërrojeni furçën tuaj të dhëmbëve pas gripit në mënyrë që të mos i fusni prapë në trup të njëtat mikrobe.
7. Mos e neglizhoni gjuhën tuaj
Kur pastroni dhëmbët në mëngjes, mbani mend të pastroni gjuhën tuaj me kruajtësin e gjuhës, transmeton Zëri. Kështu era e keqe e gojës hiqet deri në deri në 70%.
Këshilla: Për të vrarë dy zogj me një gur, merrni një furçë dhëmbësh që në anën e pasme ka kruajtësin e gjuhës.
6. Përdorni shpërlarës të gojës pa alkool
Shumë shpëlarës të gojës përmbajnë deri në 27% alkool. Kjo e thanë gojën dhe e sjellë erën e keqe të gojës, pas një ore që mbaron freskia. Kështu që herën tjetër kur bleni shpërlarës të gojës kontrolloni etiketën për të siguruar që alkooli nuk është i listuar.
Këshillë: Spërlarësi i gojës që përmban klorheksidinë mund të njollojë dhëmbët me kalimin e kohës.
5. Shmangni çamçakezët me sheqer
Mentet zakonisht kanë sheqer dhe kjo ndihmon që bakteret në gojën tonë të rriten. Madje era e keqe e gojës mund të keqësohet pasi t’i kemi ngrënë mentet apo çamçakezët, pëcjellë Zëri. Kështu mund të konkludojmë se freskuesit e ëmbël nuk janë zgjidhje afatgjate. Nëse duhet të përdorni çamçkeza, zgjedhni llojet pa sheqer.
4. Jini të vetëdijshëm për ilaçet që merrni
Medikamente të tilla si ato kundër depresionit, kundër dhimbjeve dhe antihistaminet mund të zvogëlojnë prodhimin e pështymës dhe kjo mund të jetë arsyeja për një gojë të thatë.
Këshillë: Mos harroni të pyesni mjekun tuaj për efektet anësore të ndonjë ilaçi të përshkruar.
3. Kontrolloni gurët e bajameve
Nëse nuk e dini, gurët e bajameve janë një përzierje e mbeturinave dhe baktereve që grumbullohen në pjesën e pasme të fytit. Ato duken si njolla të bardha ose gunga dhe mbajnë erë shumë të keqe, transmeton Zeri.info. Për të parandaluar formimin e tyre, përmbajuni rutinës së duhur të higjenës dhe të vizitoni dentistin tuaj rregullisht.
2. Matuni
Një faktor tjetër rreziku për halitozë është mbipesha. Studiuesit e Universitetit të Tel Avivit kanë botuar një studim që zbuloi një lidhje të drejtpërdrejtë midis mbipeshës dhe frymës së keqe: sa më i trashë që je, aq më e keqe era e gojës.
1. Thuaj jo dietës pa karbohidrate
Ketoza është një proces që e detyron trupin të djegë yndyrnat dhe proteinat e akumuluara që të prodhojë energji për shkak të mungesës së karbohidrateve. Nëse dieta juaj është shumë e rreptë, trupi juaj do të lëshojë kimikate të tilla si ketone që shkaktojnë erë të keqe.
Me këto rregulla, fryma juaj do të jetë e shëndetshme dhe më shumë njerëz me kënaqësi do të nisin një bisedë me ju! /Zeri