E martë, 29 Prill 2014
Ndërtimi i një anijeje hapësinore ndëryjore, që mund t’i çojë njerëzit përtej sistemit diellor, mund të tingëllojë si diçka që i përket një filmi fantastiko-shkencor, por një organizatë ka planifikuar që ta bëjë këtë në 100 vitet e ardhshme.
Krijuesit pretendojnë se për ta bërë këtë, kanë nevojë për të ndërtuar pajisje të ngjashme me Arkën e Noes, të cilat do të jenë të qëndrueshme. Këto anije do të mund të përdoren për të shpëtuar dhe strehuar popullsinë njerëzore, në rastet e një katastrofe globale.
Kërkimi për ndërtimin e anijes po përcakton sesi mund të mbijetojë një mision jashtë sistemit diellor. Konkluzioni është se një “anije brezash” e së ardhmes do të ketë nevojë të jetë tërësisht e vetëqëndrushme, jo vetëm në terma të ushqimit dhe ujit, por edhe për përparimin kulturor.
Projekti i krijuar nga organizatat “Darpa”, “NASA”, “Icarus Interstellar” dhe “Foundation for Enterprise Development” synon të bëjë realitet udhëtimin ndëryjor derin në vitin 2112.