Ulen çmimet e karburanteve në Shqipëri


E martë, 9 Gusht 2022

TIRANË – Bordi i Transparencës në Shqipëri vendosi pas mbledhjes së zhvilluar këtë të martë, që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 204 lekë [1.72 euro] për litër, në krahasim me 220 lekë [1.86 euro] që ishte më parë.

Benzina do të shitet me çmimin 200 lekë [1.69 euro] për litër, ndërsa gazi me çmim 80 lekë [0.68 euro] për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot më 9 gusht në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi thekson se i përmbahet me përpikëri lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Etiketa: ,
Të fundit