E enjte, 8 Shtator 2022
Ballkani dhe Cluj do të përballen në ndeshjen e parë të Grupit G në Ligën e Konferencës.
Për suharekasit është hera e parë në histori që marrin pjesën në një garë evropiane, derisa Cluj edhe më parë ka luajtur në garat evropiane, derisa edicionin e kaluar ishte në grupet e Ligës së Konferencës.
Takimi i parë mes dy ekipeve do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 18:45.
Mysafirët janë favorit në letër për faktin se kanë përvojë më të madhe në garat evropiane dhe janë më lart në ranglistën e UEFA-s.
Etiketa: FC Ballkani, Liga e Konferencës