Arrestohen katër të huaj, po qëndronin ilegalisht në Prishtinë


E shtunë, 22 Tetor 2022

PRISHTINË – Katër persona nga Maroku e Tunizia janë arrestuar, pasi dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Kosovë dhe po qëndronin në një banesë në Prishtinë.

“Është raportuar se katër persona të huaj dy femra dhe dy meshkuj nga Maroku e Tunizia, janë zënë duke qëndruar ilegalisht në një banesë në Prishtinë dhe dyshohet se ata kanë hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Etiketa: ,
Të fundit