E mërkurë, 7 Dhjetor 2022
PRISHTINË – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se incidentet në veri më 6 dhjetor, dëshmuan se qasja e KQZ-së është e kufizuar në këtë pjesë të vendit.
Në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës konfirmoi se ka pasur “shpërthime dhe shkrepje armësh”.
Zyrtarët komunalë zgjedhorë, që ishin nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, u tha se u penguan që të shkonin në zyrat komunale zgjedhore në këto dy komuna, për të kryer detyrat e tyre zyrtare.
Gjatë një mbledhjeje të KQZ-së pasditen e 6 dhjetorit, Radoniqi tha se pret të shohë raportin e sigurisë për procesin zgjedhor të Policisë së Kosovës, duke shtuar se “me zor nuk mbahen zgjedhjet, në këtë formë”.
Sipas tij, KQZ-ja nuk mund të rrezikojë jetën e zyrtarëve zgjedhorë.
“Sot kishim planifikuar të vizitojmë zyrat tona, për të parë se a kemi qasje. Çfarë është evidente nga raporti dhe nga çka u pa në media, është pak problematike që të kemi qasje në zyrat tona”, tha ai.
Etiketa: Kosovë, KQZ, Kreshnik Radoniqi, Veriu