E hënë, 19 Dhjetor 2022
PRISHTINË – Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të raportojë sot për çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës.
Raportimi pritet të fillojë nga ora 10:00..
Kujtojmë se veriu i Kosovës ndodhet në gjendje të tensionuar për shkak të barrikadave që kanë vënë grupet kriminale serbe nëpër disa rrugë të Mitrovicës Veriore.
Qeveria e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e barrikadave, mirëpo grupet kriminale nuk u janë përgjigjur pozitivisht këtyre thirrjeve.
Etiketa: Aktuale, Armend Mehaj, Kosovë, Kuvendi, Ministri i Mbrojtjes, Raportim