Gjobë nga 700 euro për dhunuesit e mbrëmshëm


E mërkurë, 21 Maj 2014

Shkup – Pesë personave nga gjithsej 27 të arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjorçe Petrov iu është shqiptuar masa: 7 ditë paraburgim dhe padi penale për sjellje të dhunshme, kanë pohuar mediat maqedonase.

Këtyre personave gjithashtu iu është shqiptuar gjobë prej 700 euro për pjesëmarrje në turme dhe dhunë të shkaktuar.

Ndërkaq, të gjithë 22 persona të tjerë të arrestuar mbrëmë janë gjobitur me nga 700 euro dhe nuk dihet nëse janë lëtë të lirë ose mbahen ende të arrestuar.

Ndryshe, në lagjen Gjorçe Petrov mbrëmë dhe parmbrëmë janë dëmtuar pronat e shqiptarëve duke u thyer dhe duke djegur dyqane dhe makina./zhurnal/

Etiketa: ,
Të fundit