Lumë sharjesh dhe fyerjesh për Berishën


E enjte, 22 Maj 2014

Tiranë – Thirrja e ish-kryeministri, Sali Berisha për qëndresë qytetare me anë të grevës së urisë të zhvilluar nga të pushuarit nga administrata publike, është kthyer në bumerang për PD-në.

Në qindra komente të lëna në faqen e Berishës në Facebook lëshohen kritika nga më të ndryshme për të.

Për Berishën që quan Ramën “Janukoviçi i Ballkanit”, nuk mungojnë sharjet se ishte ai që vrau katër qytetarë protestues dhe jo kryeministri aktual.

Ka edhe një qytetarë që i kërkon Berishës që vetë ai të futet në grevë meqenëse e kanë hequr si kryeministër.

Të fundit