Më 8 qershor, votohet edhe “me kusht”


E martë, 3 Qershor 2014

Për dallim nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, ku votimi me kusht është lejuar vetëm brenda komunës, në zgjedhjet nacionale të cilat do të mbahen më 8 qershor të këtij viti, qytetarëve iu është mundësuar edhe votimi me kusht në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për Telegrafin se votimi me kusht është mundësi ligjore.

Sipas tij, këtë të drejtë (votimin me kusht) mund ta shfrytëzojnë qytetarët me të drejtë vote që për arsye të ndryshme nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre.

“Çdo qendër e votimit ka një vendvotim të dyfishtë ku mund të realizohet edhe votimi me kusht”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, KQZ- ja ka konfirmuar se rreth 1.8 milion qytetarë kanë mundësi që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Etiketa: , ,
Të fundit