E mërkurë, 4 Qershor 2014
Portugalia po vazhdon të lutet që Cristiano Ronaldo të arrijë të riaftësohet për të luajtur në ndeshjet e Kampionatit Botëror.
Superylli i Real Madridit ka pasur probleme muskulore në javët e fundit, ndërsa Federata Portugeze e Futbollit tash ka konfirmuar se ai po vuan edhe nga tendiniti (inflamacion i tendinit të këmbës së majtë).
29-vjeçari nuk luajti në ndeshjen miqësore kundër Greqisë, ndërsa këto ditë është angazhuar në stërvitje të ndara, së bashku me Pepe, Raul Meireles dhe Beto, të cilët po ashtu kanë probleme me lëndime.
Megjithatë, anësori portugez, Nani, ka thënë se CR7 nuk shqetësohet për problemin e tij dhe beson se do të jetë në formë për turneun e Brazilit.
“Ai po aftësohet mirë dhe është i qetë… Gjerat po shkojnë në rrugë të mirë”, ka deklaruar Nani. /Telegrafi/
Etiketa: Cristiano Ronaldo