Gjërat që mund t`i bëni në New York


E diel, 29 Qershor 2014

New York City është qyteti më i madh, më i gjallë dhe më energjik i Amerikës, është më shumë se thjesht një moto për “The Big Apple”/”Molla e madhe”. Ka milje e shtigje të reja për biçikleta dhe strehime turistike si; hotele dhe bare, tani ka më pak makina dhe më shumë tavolina dhe ulëse në sheshin Times Square. Nga zingjiri i restauranteve për ngrënie, në Broadway, në Manhattan Skyline, Central Park, Statuja e Lirisë, është e vështirë të imagjinohet dikush duke u mërzitur në rrugët e gjalla të New York-ut.

0_168

Ku të shkoni:

However, the best time to see New York City during the season of fall is on the months of October—particularly if the Yankees are having a great year.

Mund të tingëllojë jo-normale, por pushimi më i mirë në New York City bëhet gjatë stinës së vjeshtës. Vjeshta është stina kryesore e qytetit. Gjethet e drunjëve marrin ngjyra mahnitëse nga të verdha në të portokallta dhe klima qëndron në temperatura normale. Megjithatë, koha më e mirë për ta parë New York-un gjatë stinës së vjeshtës është muaji tetor, veçanërisht nëse Yankees janë duke pasur vit të suksesshëm.

0a_17

Këtu janë gjërat kryesore për të bërë në New York City

Manhattan Skyline

Për të parë pamjet më të mira të New York-ut vizitoni Manhattan Skyline dhe ndjeni fuqinë dhe lavinë e tyre. Simboli i themeluar i Amerikës – Statuja e Lirisë, ia vlenë të bëni një udhëtim me anije deri në ishullin Staten Orange Island dhe kthimi mbrapa. Pamjet e bukura mund të shihen ende nga Ura e Brooklyn-it. Rrokaqiejtë janë një panoramë e madhe dhe mund t`i shihni lloje të ndryshme të shkëlqimit të dritës në to.

1_429

Hapësira ka një pamje spektakulare, veçanërisht nga Maja e Shkëmbit. Është e mundshme të bësh fotografi nga tre nivele, në katin e tretë ju mund të keni pamje 360 shkallë të të gjithë Manhattan-it nga Parku Qendror (Central Park) deri te Statuja e Lirisë (Statue of Liberty).

Maja e Shkëmbit të kuvertës vëzhguese

Maja e Shkëmbit të kuvertës vëzhguese është pothuajse i barabartë me observatorin e famshëm Empire State Building. Ka ballkon më të madh dhe nuk është i mbrojtur nga ekranet, por nga një dritare që jep pamje madhështore. Në maje të ndërtesës keni poashtu edhe Wi-Fi pa pagesë dhe mund të kontaktoni me Skype me të afërmit tuaj për t`i treguar për pamjet marramendëse që i përjetoni nga “Molla e madhe”. New York-u padyshim duhet shikuar nga lartësia e Shkëmbit.

2_415

Parku Qendror / Central Park

Për ta kuptuar më mirë këtë qytet bëni një ecje nëpër Parkun Qendror gjetë ditës së dielë ku mund të zhyteni në shprehitë New York-ësve gjatë rutinës së të dielës; ecje, vrapim të lehtë, çiklizëm, sport dhe relaksim. Mos i humbisni eventet muzikore dhe atraksionet e tjera përgjatë rrugëve. Ka shumë gjëra për të bërë por edhe ushqimi i ketrëve nuk është i parëndësishëm.

3_415

3a_48

Empire State Building

Empire State Building është gjëja që duhet patjetër të vizitohet për ata që e vizitojnë New York-un. Perandoria është një pjesë e historisë amerikane për 30 vjet. Për shumë vite ishte rrokaqielli më i gjatë në botë por edhe tani mbase e ka humbur këtë primat qëndron ndoshta si rrokaqielli më i famshëm. Vizia për në kulm të ndërtesës është kështu: për ata që shkojnë deri në katin e 86-të (bileta kushton 29$) dhe për ata që shkojnë deri në katin e 102-të (bileta kushton 50$ dollar). Edhe nëse zbrisni në katin e 86-të nuk është keq. Pamja është e mahnitëshme në të gjithë Manhattan-in dhe në shumicën e zonës së lumit Hudson./Prizren Post/

5_400

Leave a Reply

Të fundit