Hajvalia kërkon Suarez-in


E hënë, 30 Qershor 2014

Klubi nga Superliga e Kosovës, Hajvalia ka shprehur interesim për sulmuesin uruguaian të Liverpool-it, Luis Suarez.

Suarez është i dënuar me nëntë ndeshje moslojë dhe katër muaj suspendim nga çfarëdo aktiviteti i futbollit, pasi u shpall fajtor nga FIFA për kafshimin e mbrojtësit të Italisë, Giorgio Chiellini.

Ndërsa Hajvalia është paraqitur si klub i interesuar për të transferuar përkohësisht Suarezin për të cilin do të ofrojë pagë mujore prej 1500 euro.

“Suarezi nuk mund të luajë në katër muajt e ardhshëm. Mirëpo, pasi që ne nuk jemi të pranuar ndërkombëtarisht, besoj se ai do të ketë të drejtë të luajë në Kosovë dhe ne kemi përgatitur një ofertë që do t’ia dërgojmë Liverpool-it,” ka thënë drejtori i këtij klubi Xhavit Pacolli për Sport Plus.

Sipas kësaj të përditshme, Hajvalia do t’i ofrojë 30 mijë euro dëmshpërblim skuadrës së Liverpool-it.

Të fundit