E diel, 26 Shkurt 2023
PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi sot letër nga tre liderët evropianë: Macron, Scholz dhe Meloni.
Në këtë letër udhëheqësit evropianë kërkuan nga Kurti të zbatojë marrëveshjet e vitit 2013 e 2015 në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Ndër të tjera në letrën e përbashkët të tyre, thuhet se ata mirëpritën deklaratat e liderit kosovar për gatishmërinë për të pranuar propozimin evropian në lidhje me “Marrëveshjen Themelore”.
Macron, Scholz e Meloni u shprehën të bindur marrëveshje është e një rëndësie thelbësore për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, për zhvillimin paqësor dhe të begatë të rajonit dhe për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës.
Letra e plotë e presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministres italiane dërguar kryeministrit Kurti:
Etiketa: Aktuale, Albin Kurti, Asociacioni i Komunave Serbe, Emmanuel Macron, Giorgia Meloni, Kosovë, Olaf ScholzShkëlqesia e tij,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Prishtinë
I nderuari kryeministër,
Me synimin e takimit tuaj të ardhshëm në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja në Bruksel më 27 shkurt 2023, po ju drejtohemi bashkërisht për të bërë një bilanc të diskutimeve për të rënë dakord për një bazë të re për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ne i mirëpresim shumë deklaratat tuaja publike të fundit, duke pohuar se jeni gati të pranoni propozimin evropian për “Marrëveshjen Themelore”. Ne besojmë se tani është urgjente që të vendoset rruga përpara me synimin për të përfunduar këtë marrëveshje dhe për të siguruar zbatimin e saj në bazë të tekstit për të cilin keni rënë dakord.
Në konkluzionet e tij të datës 9 shkurt, Këshilli Evropian shprehu mbështetjen e tij për këtë marrëveshje të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë i kërkoi Serbisë dhe Kosovës që të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte, detyrimet për të cilat u zotuan në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet nga viti 2013 dhe 2015 për të krijuar Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe.
Hapat që janë përpara për zbatimin duhet të pasqyrojnë këtë qasje politike, duke siguruar që “Marrëveshja Themelore” dhe detyrimet e mbetura të dialogut të adresohen në mënyrë adekuate pa vonesë. Ne presim që të dyja të diskutohen gjatë takimit të ardhshëm të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel më 27 shkurt 2023.
Ne besojmë shumë në udhëheqjen tuaj personale që të përpiqeni në mënyrë konstruktive për një përfundim dhe zbatim të shpejtë të kësaj marrëveshjeje. Ne jemi të bindur se kjo është e një rëndësie thelbësore për të mirën e përgjithshme të qytetarëve tuaj, për zhvillimin paqësor dhe të begatë të rajonit dhe për avancimin e perspektivës evropiane të vendit tuaj.