E enjte, 27 Prill 2023
Vazhdon prezantimi i trashëgimisë kulturore folklorike nëpër shkolla me inicimin e Ministrisë së Kulturës.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka shpalosur vlerat tona kulturore para nxënësve të shkollës fillore “Abdullah Shabani” në Mitrovicë, ku artistët prezantuan këngët, vallet dhe instrumentet folklorike.
Ky organizim, është në kuadër të implementimit të programit edukativ të prezantimit të artit dhe kulturës nëpër institucionet shkollore të Republikës së Kosovës, që ka filluar Ministria e Kulturës, pjesë e të cilit janë të gjitha institucionet kombëtare të kulturës.
Etiketa: Kosovë, Kultura, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit