E shtunë, 1 Korrik 2023
PRISHTINË – Reagimi i zv. ministrit të Drejtësisë vjen pas deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke thënë se Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian.
Abdixhiku ka shkruar në Facebook se Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot, derisa ka shtuar se Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.
Zv. ministri Blerim Sallahu iu kundërpërgjigj Abdixhikut duke theksuar se Kosova, kurr nuk ka pas më shumë sovranitet në tërë territorin e saj se sa sot.
“Kosova, kurr nuk ka pas qeveri më respektabile në arenën ndërkombëtare se sa sot.” – tha Sallahu.
Lexoni kundërpërgjigjen e plotë në facebook:
Etiketa: Aktuale, Blerim Sallahu, Kosovë