Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi


E hënë, 25 Dhjetor 2023

PRISHTINË – Kosovarët duket se janë borxh deri në fyt.

Të paktën, kështu thotë një raport i Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas BQK-së, shuma e përgjithshme që qytetarët dhe bizneset kanë kredi deri në muajin tetor është rreth 5 miliardë euro kredi.

Gjatë vitit 2023, numri i qytetarëve që morën kredi në bankat komerciale është gati 118 mijë e 102 apo 13 mijë më shumë se vitin e kaluar, në periudhën e njëjtë.

Rritje ka shënuar edhe norma mesatare e interesit për dy për qind, sa ishte 6.2 për qind vitin e kaluar.

Përveç rritjes së kredive, edhe depozitat kanë arritur në vlerën 5 miliardë e 875.9 milionë euro.

Ndërsa, bankat komerciale në Kosovë kanë arritur të sigurojnë profit të lartë gjatë periudhës janar-tetor 2023.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, për dhjetë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 141 milionë euro ose rreth 20 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar./KK

Etiketa: , ,
Të fundit