E martë, 15 Korrik 2014
Deputetit të Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha nuk i ka shkuar ndërmend se mund të grushtohet me ndonjërin prej kolegëve në seancën e së enjtes. Ai tregon se pas përfundimit të zgjedhjeve ka menduar vetëm se si ta nxjerrë në opozitë PDK-në e Hashim Thaçit.
“Personalisht se kam menduar shtyrjen me grushte e karrige. Për mua e rëndësishme është që Hashim Thaçi me shku në opozitë për katër vite, sepse i bën mirë edhe atij për shëndet”, tha Berisha për Prizren Press.
Zafir Berisha thotë se bllokut opozitar i takon që të ulet në mes të Kuvendit.
“Personalisht edhe në ballkon të Kuvendit do të ulesha vetëm që Hasha me shku në opozitë”, thotë Berisha.
Ai shpreson se LDK,AAK dhe Nisma do të arrijnë të krijojnë Qeverinë e re dhe përfundimisht të nxjerrë në opozitë PDK-në e Hashim Thaçit.