“Boeing 777”, hetuesit gjejnë eshtra njerëzish


E premte, 1 Gusht 2014

Vazhdojnë kërkimet në vendin e rrëzimit të avionit MH17, në lindje të Ukrainës. Një ekip prej 70 ekspertësh mjeko-ligjorë nga Holanda dhe Australia kanë gjetur sot eshtra njerëzish në vendin e rrëzimit të avionit, që i përkasin trupave të 298 viktimave të incidentit.

Gjatë dy ditëve të fundit, ekipi ndërkombëtar është përpjekur nëpërmjet mënyrave të ndryshme për të arritur në vendin e përplasjes, pasi luftimet ndërmjet Ukrainës dhe ushtrisë pro-ruse nuk i kanë lejuar hetimet.

Negociatat e nivelit të lartë mes dy palëve bënë të mundur që ekspertët të vijonin të qetë punimet e tyre për gjetjen e trupave të viktimave.

Ata i zbuluan mbetjet në ditën e parë të plotë të kërkimeve në vendngjarje, një zonë prej rreth 35 km2, brenda zonës së konfliktit mes forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë.

Ekipet lokale të kërkimeve gjetën 227 prej 298 viktimave të incidentit, që u dërguan në Holandë për identifikim. Luftimet vazhdojnë ende në këtë zonë, teksa 10 ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë së enjtes.

“Boeing 777” i “Malaysia Airlines” u rrëzua më 17 korrik në Lindje të Ukrainës, duke shkaktuar 298 viktima, përfshi pasagjerë dhe ekuipazh, të cilët po fluturonin nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit.

Etiketa:

Leave a Reply

Të fundit