E diel, 17 Gusht 2014
Moska zyrtare përgënjeshtroi kategorikisht se një kolonë mjetesh të blinduara ruse kishte kaluar kufirin me Ukrainën.
Në disa media perëndimore u tha se për më tepër disa prej tyre ishin shkatërruar nga zjarri i forcave qeveritare ukrainase, duke u bazuar në njoftime zyrtare që kishin si burim autoritetet në Kiev.
Këta të fundit deklaruan se një incident i tillë kishte ndodhur gjatë natës së të premtes.
Nga ana tjetër, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka pranuar të marrë në dorëzim ndihmën ruse për zonat e prekura në konfliktin në lindje të Ukrainës. Karvani me 2 mijë tonë ndihma ndodhet ende në anën ruse të kufirit që prej më shumë se 24 orësh.
Ministri i Mbrojtjes Sergej Shojgu e siguroi në një bisedë telefonike homologun e tij amerikan, Çak Hejgëll, se nuk ka asnjë material ushtrak për separatistët, në këtë parti ndihme.
Etiketa: Rusia, ukraina