E shtunë, 23 Gusht 2014
Gjyqtari amerikan, Robert Carolan, i cili nuk ishte pajtuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e kërkesës së Presidentes, rastisi të jetë gjyqtar raportues në rastin e ankesës së PDK-së.
Carolan, që njihet edhe si mik i mirë i Steven Shook’ut, këshilltarit të liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt, duket që nuk mundi t’iu rezistoi fakteve dhe pasqyrës së hidhur që reflektoi në opinionin e gjerë publik zgjedhja ilegale e Isa Mustafës si kryetar i Kuvendit dhe ishte gjyqtari kryesor, që përgatiti edhe rrëzimin e tij.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Reporteri.net mëson se thuhet që shkelja përpos që ka qenë procedurale, ka qenë edhe përmbajtjesore, sepse Isa Mustafa nuk i përket grupit më të madh parlamentar.
Etiketa: Isa Mustafa, Kosovë, Robert Carolan