SHBA-të e turpëruan Serbinë


E hënë, 15 Shtator 2014

Në finalen e Botërorit të basketbollit që u zhvillua në Spanjë, kombëtarja e SHBA-së mbizotëroi plotësisht.

Amerika e ka çmontuar Serbinë të dielën mbrëma në Madrid, duke e mposhtur bindshëm me rezultat 129-92, në finalen e Kupës së Botës në basketboll, ku amerikanët me plotë merita e mbrojtën titullin e kampionit.

Serbia vetëm në tre minutat e parë të lojës është treguar ekip i denjë për amerikanët, e me pas gjithçka ishte në dorën e basketbollistëve të Amerikës, të cilët me lojë të bukur, të shpejtë demoluan në tersi Serbinë.

Periudha e parë u mbyll më 14 pikë epërsi për SHBA-n (35-21). Basketbollistët e Amerikës me lojë të mirë vijuan edhe në periudhën e dytë, derisa ekipi serbe në asnjë mënyrë nuk gjeti dot rrugë që të ndalë skuadrën kundërshtare. Skuadra në pushim shkuan me rezultat 67-41 në favor të Amerikës.

Basketbollistët e Amerikës edhe në periudhën e tretë nuk kishin të ndalur, duke e “shkel” Serbinë, e cila në asnjë moment nuk e gjeti formulën për të ndalë aksionet e shpejta të amerikanëve, kështu që pjesa e tretë u mbyll me rezultat 105-67 për Amerikën.

Amerikanët edhe në dhjetëminutëshin e fundit vazhduan më lojën e tyre të mrekullueshme dhe dallimi në cilësi ishte i dukshëm, sepse ishin amerikanët ata që e kishin fjalën në parket.

Përfundimisht Amerika shkatërron Serbinë me rezultat 129-92 dhe fiton Medaljen e Artë në këtë Botëror, kurse Serbia duhet të kënaqet me Medaljen e Bronztë.

Etiketa: , ,
Të fundit