Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

A e ka humbur Mourinho magjinë?

Prizren Post | 16:12 - 29.11.2016

Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me Jose Mourinho te Manchester United.

Megjithëse ka shpenzuar plot 180 milionë euro për blerje të reja, me sa duket magjia i është shuar portugezit.

Më poshtë keni 10 statistika që ilustrojnë problemet e “The Special One”.

1 – Manchester United zyrtarisht ka bërë startin më të keq të sezonit në Ligën Premier.
2 – Barazimi 1:1 me West Ham në “Old Trafford” ditën e diel i lë ata me 11 pikë mbrapa kryesuesve aktualë Chelsea me 20 pikë nga 13 ndeshje.
3 – United për të fundit herë e filloi kaq dobët një sezon në vitin 1989. Sir Alex Ferguson ishte trajneri teksa United e përfundoi sezonin në vendin e 13-të, pesë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, por ata ama fituan FA Cup.
4 – Mourinho është dërguar në tribunë dy herë, aq sa fitore ka bërë United këtë sezon në “Old Trafford”.
5 – Mourinho është më keq se David Moyes dhe Louis van Gaal në të njëjtën pikë të sezonit. Moyes mori 22 pikë nga 123 ndeshjet e para në 2013/14. Van Gaal mori 22 pikë në 2014/15 dhe ka mbledhur 27 pikë në 2015/16. Si Moyes ashtu edhe Van Gaal u shkarkuan.
6 – United ka barazuar katër ndeshje radhazi në kampionat brenda për të parën herë në 36 vite.
7 – Mourinho ka humbur tre ndeshje radhazi këtë sezon, hera e parë që ka ndodhur që kur ka qenë trajner i Portos në 2001/02.
8 – Ferguson kishte grumbulluar 30 pikë në 13 ndeshjet e para kur trajnoi Manchester United herë e fundit që ekipi u shpall kampion.
9 – Mourinho ka shpenzuar 180 milionë euro, por nuk ka fituar një ndeshje brenda që prej shtatorit.
10 – Mourinho ka një përqindje fitoresh te United 38%, një përqindje më e keqe se kur ishte trajneri i ekipit të kategorisë së tretë portugeze Uniao de Leira. /telesport/


Arivisti Company