Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

A e përfunduan SHBA e NATO misionin luftarak në Afganistan?

Prizren Post | 03:21 - 09.12.2014

Kabul – Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë përfunduar dje në mënyrë ceremoniale misionin e tyre luftarak në Afganistan, 13 vjet pasi sulmet e 11 Shtatorit kanë shkaktuar ndërhyrjen e tyre, me qëllim rrëzimin e qeverisë talibane.

Komanda e Forcës Ndihmëse të NATO-s, e cila ka qenë e ngarkuar me operacionet luftarake, ka ulur flamurin e saj në Kabul.

Komandanti i forcave të SHBA-së dhe NATO-s, gjenerali John F. Campbell, ka thënë se misioni do të shndërrohet në mbështetje trajnuese për forcat afgane të sigurisë, të cilat kanë udhëhequr luftën kundër talibanëve qysh në mes të vitit 2013.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, në Afganistan do të mbeten rreth 12,500 trupa ndërkombëtare, nga 140,000 sa kanë qenë në vitin 2011.


Etiketa:
Arivisti Company