A është Kadri Veseli kandidati i PDK-së për kryeministër?


E martë, 21 Shkurt 2017

Prishtinë – Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti që vjen nga PDK e ka lartësuar figurën e presidentit dhe ish-kreut të PDK-së Hashim Thaçi duke thënë se ai është model jo vetëm për Kosovë.

“Thaçi është model jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon pasi që ka ditur që vazhdimisht të sjell kuadro të reja. Thaçi gjtihmonë ka ditur të bëjë freskime në parti. Edhe pas shkuarjes së Jakup Krasniqit dhe të tjerëve ka ditur ta ruaj kohezionin e partisë ”, u shpreh Hoti në Klan Kosova.

Rexhep Hoti ka thënë se Kadri Veseli ka ardhur në krye të PDK-së në një kohë të vështirë për Kosovën.

“Kadri Veseli ka ardhur në një kohë ku duhet ta menaxhojë krizën më të madhe që ka pasur Kosova. Ai duhet të zbatojë marrëveshjen që e ka arritur Hashim Thaçi me Isa Mustafën. Veseli po e dërgon PDK-në përpara”, u shpreh ai.

Hoti ka treguar se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli do të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër.

“PDK jo që del e para në zgjedhjet e ardhme, por PDK është e para dhe kjo nuk diskutohet. PDK-së i ka takuar edhe kësaj radhe kryeministri, por ia kemi falur LDK-së”.

“Kadri Veseli është kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme”, përfundoi Rexhep Hoti.

Etiketa: ,
Të fundit