A mund të pranojë Vjosa Osmani kthimin në LDK?

PRISHTINË – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, nuk është përjashtuar nga LDK’ja por vetëm nga pozitat udhëheqëse.

Ai thotë se është i hapur për bashkëpunim dhe i gatshëm për një takim me Vjosa Osmanin. Ai thotë se duhet të arrihet një untiet që të rikthehet ajo LDK e para 10 viteve, shkruan Gazeta Express.

“Rikthimi madh i LDK’së që po provohet tash e disa vite është uniteti. Uniteti dhe rikthimi i të gjitha forcave. Brenda LDK-së kanë dalë 13 grupe politike. Asnjë subjekt nuk i bën ballë këtij lloji treni. Nuk mund ta përballojmë arrogancën. Duhet të shteret cdo mjet dhe cdo mekanizëm që të ndërtojmë unitet. Jo domosdoshmërisht, e kemi krijuar unitetin e brendshëm. Por duhet të pajtohemi me vendimin e shumicës të gjithë. Ka raste kur as unë nuk pajtohem me vendimet. Por duhet të krijohet një pajtim”, tha ai.

Etiketa: , , , ,

Leave a Reply