AAK kërkon postin e nënkryetarit të Kuvendi
Prizren Post | 11:28 - 22.07.2013

Prishtinë, 22 korrik – Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do ta shqyrtoj kërkesën e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për emërimin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e GP të AAK-së.
Kjo kërkesë e GP të AAK-së ka ardhur pas largimit të Alma Lamës nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes. Sipas numrave të deputetëve, AAK-ja del të jetë partia e tretë në Kuvend, andaj, referuar Rregullores së Kuvendit, partisë së tretë i takon posti i nënkryetarit të Parlamentit.
Kryesia në këtë mbledhje do të shqyrtojë edhe disa projektligje dhe rekomandime të cilat do të procedohen për në seancën e radhës të Kuvendit.
Etiketa: AAK • Kosovë • Kuvendi