Abazoviç: Do votojmë shkarkimin e Gjukanoviçit, peng i tij për 30 vjet!


E shtunë, 24 Shtator 2022

PODGORICË – Ishte tërheqja e mbështetjes së forcës politike të presidentit Milo Gjukanovic ajo që solli rënien e qeverisë së Dritan Abazovicit në Malin e Zi pas nënshkrimit të marrëveshjes polemizuese më Kishën Serbe atje.

Tani, kryeministri shqiptar në largim duket po kërkon shpagim. Abazovic i tha Zërit të Amerikës , pas fjalimit të tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se duhet votuar iniciativa për shkarkimin e kreut të shtetit. “Kësisoj, përcillet një mesazh shumë i rëndësishëm politik, nëse mund të funksionalizohet për shkak të kësaj lloj Gjykate Kushtetuese, kjo tani është një pyetje e diskutueshme për avokatët, por ne përfundimisht kemi qenë peng i një njeriu për 30 vjet”, është shprehur ai i cituar nga RTCG.

I pyetur se përse nuk e përkrah iniciativën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit nëse dëshiron zgjedhje, Abazovic është përgjigjur se nuk mund ta lërë Gjukanovicin të drejtojë lojën. Sipas tij, kjo nismë nuk ka të bëjë fare me ceshtjen se kur do të mbahen zgjedhjet.

Etiketa: ,

Leave a Reply