Aeroplani ra në oqean, nuk ka të mbijetuar


E hënë, 24 Mars 2014

Kryeministri i Malajzisë ka thënë se sipas analizave të fotografive satelitore, kanë ardhur në përfundimin se fluturimi MH370 ka shkuar në korridorin jugor dhe se pozicioni i fundit ishte në Oqeanin Indian.

“Me keqardhje ju njoftoj se sipas të gjitha të dhënave fluturimi mbaroi në pjesën jugore të Oqeanit Indian”, ka thënë ai.

Anëtarët e familjes së udhëtarëve dhe të pjesëtarëve të ekuipazhit janë informuar më herët me SMS.

Aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është zhdukur më 8 mars, me 239 njerëz në bord.

Kryeministri i Austrialisë, Tony Abott, ka thënë sot se një nga aeroplanët e vendit të tij ka dalluar dy objekte gjatë kërkimit në jug të Oqeanit Indian. /Telegrafi/