Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Agron Beseni, trajneri i ri i KF Liria

Prizren Post | 22:16 - 29.12.2016

Prizren – Të enjten mbrëma , Bordi i KF ‘Liria’, mbajti mbledhjen e rregulltë, ku analizoi rrjedhën e përgatitjeve që po bëhen për edicionin e pranverës.

U bisedua edhe për prurjet dhe zhvillimin enegociatave që janë në fazën përfundimtare. Shpejt në kampin ‘bardhezi’, zbarkojnë lojtarë të njohur nga vendi dhe Maqedonia.
Bordi pas një analize njëzëri vendos që detyrën e kryetrajnerit , t’ia besoj, Agron Besenit, aktualishtë trajner i Juniorëve.

‘Kemi dashur që tu japim rastin trajnerëve vendor.Kemi qenë në biseda me trajner nga rajoni, por vendosëm unanimishtë në favor të zhvillimit dhe avansimit të trajnerëve tanë, duke për të ardhmen. Beseni është një trajner që është dëshmuar me kategoritë e reja dhe me Juniorët dy vitet e fundit. Andaj, besimi i dhënë për te ka qenë unanime’, ka thënë kryetari , Mirsad Çollaku. Më tej , ai tha se na pëlqeu fakti kur një trajner i ri , pranon të sfidohet dhe të marrë përgjegjësi.Beseni, shpejt do të emëroj ndihmësin e vet.

‘Shpresoj që besimin e dhënë të Bordit, ta kthej me punë dhe rezultate. Unë, premtoj të jap gjithëçka nga vetja. Me Lirinë pres të dëshmojmë vlerat si klub në tërësi’, ka thënë Agron Beseni, pas marrjes së besimit.

Beseni, ka d rejtuar Lirinë (ekipin e parë edicionin vjeshtor, 2014/2015), kur Liria riktheu statusin para dy vitesh.

Ai, menjëherë ka caktuar edhe nisjen e përgatitjeve për dt.4 janar 2017.


Etiketa:
Arivisti Company