www.prizrenpost.com është në shitje.
Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë në:
info@prizrenpost.com ose +90 507 902 75 51

Me respekt,
Prizren Post

Ahmeti së bashku me ambasadoren turke Kiliç dhe përfaqësuesit e TIKA-së përuruan çerdhet e reja në Prishtinë

Fotogaleri10 FotoPrizren Post | 19:59 - 27.12.2017

Prishtinë – Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, bashkë me ambasadoren turke në Kosovë znj. Kıvılcım Kılıç si dhe përfaqësuesit e TIKA-s përuruan sot projektet e ndërtimit të anekseve e mobilimin e tyre në çerdhet ‘Ngjyrat” në Hajvali dhe “Gezimi Ynë” në Ulpianë dhe rregullimin e oborrit në çerdhen “Gëzimi Ynë”.

“Ka një kohë që kemi bërë kërkesë në TIKA për financimin e projekteve të natyrës socilale. Rreth dy muaj më parë kemi bërë përurimin e këndit të lodrave në Parkun e Qytetit si dhe para disa muajve kemi pranuar një donacion për fermerët e Prishtinës me makina mjelëse. Ndërsa sot bëjmë përurimin e dy investimeve në dy çerdhe të Prishtinës, aneksin dhe mobilimin e çerdhes ‘Ngjyrat” në Hajvali dhe aneksin, mobilimin dhe rregullimin e oborrit të çerdhes “Gezimi Ynë” në Ulpianë. Ndërsa në vitin 2018 ne na presin edhe projekte të tjera që do të I realizojmë në bashkëpunim me TIKA-n. Do të bashkëpunojmë në projektin për Qendrën për Autizëm e Sindrom Down, përmes ndihmës së Qendrës në Konya të Turqisë dhe projektin e Xhamisë të Çarshisë “ theksoi Kryetari Ahmeti me ç’rast falënderoi TIKA-n dhe ambasadën turke për ndihmën e vazhdueshme dhe të rëndësishme që po i japin Komunës së Prishtinës.

Ambasadorja Kılıç tha se është e gëzuar që sot është prezente në përurimin e këtyre dy projekteve shumë të rëndësishme për komunitetin, posaçërsiht për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. “Ky bashkëpunim me Komunën e Prishtinës sigurisht se do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të tilla konkrete. Shpresojmë se në një kohë shumë të shkurtër do të na shihni sërish bashkë duke përuruar projekte të tjera”, u shpreh ajo.

Fotogaleri

Etiketa: