Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Akademia e Shkencave Bullgare: Dialektet në Maqedoni janë bullgare

Prizren Post | 18:27 - 10.12.2014

Sofje – Akademia e shkencave bullgare( BASH), gjuhën maqedonase dhe dialektet e tij i vendosi si pjesë të diaktologjisë bullgare. BASH dhe Instituti për gjuhë bullgare, pardje , me ndihmë financiare nga Fondi Evropian Social, të Unionit Evropian, e promovoi kartën audio në internet, të 30 dialekteve bullgare, në të cilat janë të numëruara edhe të gjitha dialektet nga Maqedonia.

“Audio karta, kur e kanë bërë shkencëtarët nga Instituti i gjuhës bullgare në BASH, përfshin territore të cilat nuk janë në suaza të kufijve të Bullgarisë, por dikur kanë qenë territore bullgare, ashtu siç janë pjesë nga Maqedonia, Rajoni i Egjeut, pjesë e vogël nga Shqipëria, pjesët jugore të Serbisë, Turqisë dhe Rumanisë”, shkruan gazeta bullgare Monitor.

Profesori i gjuhës maqedonase, Ludmil Spasov, thekson se ky nuk është rasti i parë që BASH gjuhën maqedonase ta përfshijë si dialekt të tyre.

“Kjo është nxjerrja në pah të tezave bullgar mëdha të fundit të shekullit të 19 dhe fillimit të gjysmës së dytë të shekullit 20. BASH disa herë ka punuar atlase të dialekteve të cilat e pasqyrojnë Bullgarinë e San Stefanit. Pas njohjes së Republikës së Maqedonisë nga Bullgaria, u ndal kjo kampanjë dhe filluan që të normalizohen raportet në planin shkencor dhe kulturor. Fatkeqësisht, këto taktika sigurisht do ta shkatërrojnë atë që është arritur deri më tani, bashkëpunimin pozitiv, dhe do të na kthejnë në kohët e nacionalizmave”, thekson Spasov, raporton Zhurnal.


Etiketa:
Arivisti Company