Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

AKR s’ka vija të kuqe koalicioni

Prizren Post | 13:17 - 05.08.2019

PRISHTINË – Aleanca Kosova e Re nuk ka vija të kuqe për asnjërën parti politike, për të hyrë në këtë raund zgjedhjesh të jashtëzakonshme që parashihet të mbahen në fillim të muajit tetor.

”Jemi duke diskutuar vazhdimisht për partnerët tanë të koalicionit. Ne nuk kemi vija të kuqe për askënd”.

Kështu ka konfirmuar nënkryetari i parë i AKR-së, Agim Bahtiri, njëherit kryetar i Komunës së Mitrovicës, ndësa shtoi se janë duke disktuar ende për partnerët e mundshëm për koalicion, njofton Klan Kosova.

”Por do të shohim se cila zgjidhje është më e duhura për ne në zgjedhje. Ne kemi dy çështje, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës, kjo është epiqendra e AKR-së”.


Etiketa:
Arivisti Company