Aksident i rëndë, dy të vdekur dhe dy të lënduar


E premte, 29 Korrik 2022

PODUJEVË – Një burrë dhe një grua kanë humbur jetën, kurse dy fëmijë kanë marrë lëndime trupore në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, kur një veturë është aksidentuar me një autobus.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus”, ka thënë ajo.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha Ahmeti, transmeton Telegrafi.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Trupat e viktimave Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja Ahmeti, njofton Telegrafi.

Etiketa: ,

Leave a Reply