E hënë, 7 Dhjetor 2015
Drenas – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 8:30 minuta në fshatin Zabel i Ulët i Drenasit.
Sipas lajmi.net aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një autobusi, ku tre personat që ndodheshin në veturë janë lënduar, njëri prej tyre rënd.
Personat që kanë qenë në veturë thuhet të kenë mbetur të bllokuar brenda në mjet për disa minuta.
Ata është arritur të nxirren nga aty vetëm pas ardhjes në vendngjarje të ekipeve të shpëtimit.
Etiketa: drenas