Aksident me 10 të lënduar në Prizren


E diel, 23 Gusht 2015

Në Atmaxhë të Prizrenit, Policia e Kosovës njofton se ka ndodhur një aksident që ka lënë dhjetë persona të lënduar.

Katër meshkuj dhe gjashtë femra është bilanci i të aksidentuarve me këtë rast. Përderisa njëri prej të lënduarve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm, të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Etiketa: , ,