Aksidenti në Novosellë të Pejës: Një i vdekur dhe tre të lënduar


E hënë, 26 Dhjetor 2022

PEJË – Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se fillimisht ishin raportuar katër të lënduar derisa pas ekzaminimeve të tjera në vendin e ngjarjes është hasur edhe në një person pa shenja jete.

“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës, policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërgu në Emergjencë më pas në QKUK”, tha Gashi.

Klankosova.tv mëson se në vendin e ngjarjes ka dal edhe Inspektorati i Policisë pasi që në aksident është i përfshirë edhe një zyrtar policor, njofton KK.

Etiketa: , ,
Të fundit