Aksioni në Zubin Potok: Kapen tre të dyshuar për bixhoz të paligjshëm


E enjte, 15 Janar 2026

Policia sot ka realizuar një bastisje në tri lokale në Zubin Potok, ky dyshohej se organiuzoheshin lojëra të fatit.

Lidhur me aksionin e zhvilluar detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

Elshani deklaroi se tre nga pesë të dyshuarit po intervistohen nga policia, e po ashtu janë intervistuar edhe pesë dëshmitarë.

“Me datën, 15.01.2026 njësia e hetimeve të stacionit policor në Zubin Potok në DRP Mitrovicë Veri nga rrugët operative ka pranuar një informatë se në tri lokale në qytetin e Zubin Potokut janë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme konkretisht organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Njësia e hetimeve e stacionit policor Zubin Potok, me asistimin e njësive relevante të DRP Mitrovicë Veri kemi bërë bastisjen në të tri lokalet”, deklaroi Elshani.

“Në të tri lokacionet janë hasur pajisjet teknologjike të cilat mundësojmë zhvillimin e lojërave të fatit dhe janë të dyshuar pesë persona, ku tre prej tyre janë duke u intervistuar, kurse dy të tjer% nuk janë hasur aty, por janë të njohur për policinë, ndërsa janë të intervistuar edhe pesë dëshmitarë. Është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të inicioj tri raste “Organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” e sanksionuar me nenin 294 të KPRK-së”.

Bastisje në 3 lokacione në Zubin Potok për lojëra të fatit


Burimi: klankosova

Të fundit